Basha kujton Rugovën: Kishte një plan europian për Kosovën

exit.al 23 Janar 2021, 09:39

Kreu i PD-së Lulzim Basha kujtoi, të shtunën, ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Rugova kishte një projekt të qartë për Kosovën e lirë e të pavarur, anëtarë të BE-së.

Ai theksoi se ‘Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.’

“Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë,” u shpreh Basha.

Shpërndaje te miqtë