Arrestohen 5 persona, 8 në kërkim, falsifikonin pasaporta

exit.al 14 Korrik 2020, 10:07

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona dhe ka shpallur në kërkim tetë të tjerë, të gjithë të akuzuar për falsifikim dokumentesh me qëllim kalimin e shqiptarëve në vendet e BE-së në mënyrë të paligjshme.

Grupi falsifikonte pasaporta dhe lehtësonte kalimin në kufi për në vendet e BE-së të atyre shqiptarëve që nuk i lejohej hyrja në një vend të BE-së: persona me të shkuar kriminale, persona që kanë ekspuls etj.

Në këmbim të dokumenteve, ata merrnin 1 000 deri në 2 500 euro për person.

Shpërndaje te miqtë