Covid prek Bibliotekën Kombëtare, infektohen 3 punonjëse

exit.al 14 Korrik 2020, 09:23

Tre punonjëse të Bibliotekës Kombëtare janë infektuar me Covid-19.

Burime për ABC News kanë konfirmuar se fillimisht është infektuar një punonjëse e Bibliotekës së vjetër, e cila ndodhet pranë Lulishte 1 Majit.

Më pas, ajo ka infektuar dy koleget e saj.

Nuk dihet ende nëse Biblioteka vazhdon të qëndrojë e hapur dhe të presë qytetarë.

Shpërndaje te miqtë