Policia e Elbasanit preket nga Covid-19, 4 punonjës të infektuar

exit.al 14 Korrik 2020, 08:36

Shefi i policimit në komunitet në Drejtorinë e Policisë në Elbasan është infektuar me Covid-19.

Ditët e fundit në këtë drejtori policie janë zbuluar dhe tre të infektuar të tjerë: dy efektivë të rrugores dhe një punonjëse e sallës së pritjes me qytetarët.

Për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan është vetëkarantinuar.

Aktualisht në Elbasan ka 35 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë