Arrestohen 4 persona gjatë 12 orëve

exit.al 3 Janar 2021, 10:42

Policia arrestoi 4 persona gjatë 12 orëve të fundit. Në një njofitm zyrtar, policia bën me dije se të arrestuarit janë:

  1. D.H., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet e iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike.
  2. S.H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij iu gjet e iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike.
  3. Sh. Q., 52 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
  4. R.M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.59 mg/l.

Shpërndaje te miqtë