Itali, ulet bilanci i rasteve dhe viktimave të COVID-19

exit.al 2 Janar 2021, 22:00

Italia raportoi 364 vdekje nga koronavirusi të enjten, tha ministria e shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve të reja u ul në 11,831 nga 22,211 i një dite më parë.

Në total, Italia numuron 74,985 vdekje nga COVID-19 që prej 21 shkurtit, bilanci më i rëndë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë.

Italia ka raportuar gjithashtu 2,141,207 raste deri më tani, tha ministria e shëndetësisë.

Shpërndaje te miqtë