Dy viktima nga aksidentet rrugore në Lezhë dhe Përmet

exit.al 3 Janar 2021, 10:40

Aksidentet automobilistike i kanë marrë jetën dy personave mëngjesin e të dielës.

Një 24-vjeçar ka dale nga rruga duke drejtuar automjetin e për pasojë ka humbur jetën.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë -Milot, në Ishull Lezhë, në orët e para të mëngjesit.

Ndërsa rreth orës 7:00, në fshatin Kutal të Përmetit një 62 vjeçar që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Për pasojë ai ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Shpërndaje te miqtë