Përditësim 4 tetor: 149 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

exit.al 4 Tetor 2020, 16:06

149 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 14 266.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër pacientë kanë humbur jetën.

Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8 675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)

Testime totale: 91 146;

Raste pozitive: 14 266;

Raste të shëruara: 8 536;

Raste aktive: 5 195;

Humbje jete: 396 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2 665 raste;

Durrës 563 raste;

Shkodër 395 raste;

Elbasan 246 raste;

Lezhë 267 raste;

Korçë 242 raste;

Fier 215 raste;

Vlorë 189 raste;

Kukës 140 raste;

Berat 117 raste;

Dibër 94 raste;

Gjirokastër 62 raste.

Shpërndaje te miqtë