Komisioni i Sigurisë i kërkon informacione ministrit Tahiri për grabitjen e parave

exit.al 7 Korrik 2016, 10:54

Komisioni i Sigurisë në Kuvend i ka kërkuar sot Ministrit Tahiri informacion të detajuar lidhur me grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit.

Kreu i komisionit Spartak Braho, në një letër drejtuar ministrisë së Brendshme, e ka qujatur të nevojshme ndarjen e informacionit , përveç detajeve specifike të hetimit, me Komisionin e Sigurisë dhe kryetarin e Kuvendit, pasi ngjarja cënon sigurinë kombëtare dhe kufijtë.

Grabitja e 30 qershorit në Rinas shkaktoi debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë disa ditë më parë.

Shpërndaje te miqtë