Arratisja e radhës në Komisariatin Nr. 3 të Tiranës

exit.al 3 Nëntor 2015, 10:26

Një i ri nga Fushë-Arrësi, Bledar Zefi, u arratis nga qelitë e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, pak pasi është arrestuar.

Ai ishte i kërkuar nga drejtësia italiane, ku ishte i dënuar me 10 vjet burg për vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal.

Ky është rasti i dytë i arratisjes që regjistrohet në këtë komisariat, pas asaj të regjistruar vetëm pak muaj më parë të këngëtarit Arkimed Lushaj.