Një miliardë lekë për Sheshin Skënderbej

exit.al 3 Nëntor 2015, 10:25

Bashkia e Tiranës ka vendosur të rikonstruktojë Sheshin Skënderbej. Projekti i ri synon të kthej Sheshin Skënderbej në një hapsirë për këmbësorët, duke ndaluar qarkullimin e makinave në të.

Qeveria në të njëjtën kohë ka miratuar një fond prej një miliardë lekësh  për rikonstruksionin e këtij  Sheshit

Investimi do të kryhet në tre faza, 200 milion lekë do të përdoren gjat këtij viti ndërsa 400 milionë gjatë dy viteve në vazhdim.

Akoma nuk dihen detajet e projektit, por kryebashkiaku Veliaj ka thënë më parë se do të kthente planin belg për qëndren e Tiranës.