PD hap sondazh: Votoni dështimin e Ramës

exit.al 9 Nëntor 2020, 19:50

Partia Demokratike ka hapur një sondazh për të pyetur qytetarët se cili është dështimi më i madh i kryeministrit Edi Rama. Sondazhi u publikua në faqen zyrtare të PD-së, të hënën pasdite.

Kryetari i PD-së ka ftuar vetë qytetarët të votojnë në këtë sondazh.

“8 vitet e Ramës në qeverisje janë të mbushura plot me dështime në çdo fushë. Cili është dështimi i tij më i madh? Klikoni linkun e sondazhit, votoni dhe lini komentet tuaja”, shkroi ai në Facebook.