Ardian Fullani kërkon sërish kthimin në detyrë

exit.al 27 Qershor 2016, 13:12

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani apeloi sot vendimin e Gjykatës Administrative, që nuk pranoi kthmin e tij në detyrë. Zoti Fullani kërkon kthimin në krye të BSH-së dhe marrjen e 48 pagave dëmshpërblim, për dëmin dhe çrregullimet psikologjike që pësoi pas shkarkimit nga detyra.

Ish- Guvernatori hodhi në gjyq, në prill, Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën e Shqipërisë për dëm moral dhe shkarkim nga detyra në mënyrë të paligjshme.

Por Gjykata Administrative  rrëzoi kërkesën e Zotit Fullani për tu kthyer në detyrë dhe për të marrë 48 paga dëmshpërblim. Gjykata vendosi dëmshpërblimin e Zotit Fullani vetëm për 12 muaj.

 

Shpërndaje te miqtë