LSI përjashton deputetin Përparim Spahiu

exit.al 27 Qershor 2016, 11:29

Lëvizja Socialiste për Integrim përjashtoi sot deputetin Përparim Spahiu nga grupi parlamentar.

Deputeti Përparim Spahiu u përjashtua nga LSI, sepse pak ditë më parë, ai u shpreh kundër kryerjes së procesit të vetingut - verifikimit të figurës së gjykatësve e prokurorëve - nga ndërkombëtarët.

Zoti Spahiu paraljamëroi se ai nuk do ta votonte reformën në drejtësi për sa kohë vetingu parashikohet të kryhet nga ndërkombëtarët.

"Qëndrimi më i fundit personal i deputetit Spahiu që lidhet me reformën në drejtësi u vlerësua si i gabuar dhe i nxituar, njëkohësisht në kundërshtim të plotë me qëndrimet tepër parimore dhe koherente të LSI për reformën në drejtësi", deklaroi Petrit Vasili, pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së.

 

Shpërndaje te miqtë