NATO dhe SHBA i dhurojnë Shqipërisë pajisje mjekësore

exit.al 6 Nëntor 2020, 15:18

NATO ka ndihmuar Shqipërinë, Malin e Zi, Republikën Çeke dhe Maqedoninë e Veriut me pajisje mjekësore për të përballuar luftën ndaj Covid-19, gjatë javëve të fundit.

Në këto ndihma përfshihen edhe 200 respiratorët e prodhuar në SHBA dhe të dhuruar nga USAID.

Lajmin e dha Ambasadorja e SHBA-ve në NATO, Kay Bailey Hutchison, në një postim në Twitter, më 6 nentor.

ShBA ka miratuar një paketë prej $1.9 milionë ndihmë të miratuar nga qeveria amerikane në prill 2020 për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.

Shpërndaje te miqtë