“FSHZH […] bën me dije se, për shkak se të gjitha ofertat e paraqitura janë skualifikuar, procedura anulohet”.
Arsyeja e skualifikimit ka qenë se "ofertat nuk përputheshin me kriteret e përcaktuara". Epidemia e koronavirusit dhe gjendja e emergjencës ka bërë që qeveria të pezullojë prokurimet publike, kjo e bën të paqartë se çfarë do të ndodhë me tenderin. Euronews raportoi duke cituar burime pranë qeverisë se tenderi u anulua prej kostos së lartë të modeleve parafabrikate dhe se procedura do të ribëhet duke ndryshuar aspektet teknike. Portali i hapur për procesin e rindërtimit, mbetet "në fazë përditësimi" dhe ka më shumë se 1 muaj pa njoftuar lajme të reja, projektet apo planet e rindërtimit. Tenderi prej 5,2 miliardë lekësh (rreth €43 milionë) ishte hapur më 10 mars. Ai parashikonte rindërtimin e shtëpive në bashkitë Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Për këtë tender, autoritetet shtynë dy herë afatet e dorëzimit të dokumentave, fillimisht nga data 19 mars në 27 mars e më pas në një mbledhje qeverie, Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se do të kërkohej edhe 10 ditë të tjera. Në fillim të muajit mars, Ministri Ahmetaj deklaroi se qeveria kishte ndarë 8,7 miliardë lekë fonde (rreth €72 milionë) për FSHZH dhe Bashkinë Tiranë, të cilat si njësi zbatuese do të rindërtonin rreth 3,400 shtëpi:- FSHZH 2 500 shtëpi: 683 shtëpi 1+1, 972 shtëpi 1+2 dhe 845 shtëpi 1+3;
- Bashkia Tiranë 889 shtëpi: 312 shtëpi 1+1, 334 shtëpi 2+1 dhe 243 shtëpi 3+1;
