Anëtarët e Vetëvendosje shpallen të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës

exit.al 18 Maj 2021, 17:54

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-deputetët, Besa Baftiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi, u shpallën të pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ndaj tyre u hoq akuza për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve, sipas Koha.net.

Arsyetimi i Gjykatës ishte se asnjë ekspertizë nuk ka deklaruar se sendet e sekuestruara ishin armë.

Më 14 prill të këtij viti të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, duke thënë se veprimet e kryera asokohe ishin politike.