“Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, shkroi Ambasada Amerikane në Twitter.
ShBA ka miratuar një paketë prej $1.9 milionë ndihmë të miratuar nga qeveria amerikane në prill 2020 për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit. Më 27 mars qeveria amerikane i dhuroi Shqipërisë $700 mijë për përmirësimin e laboratorëve, sistemin e gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit. Ndërsa, më 16 prill miratoi një fond shtesë prej 1.2 milionë, për të njëjtin qëllim.SHBA dhuron 3500 teste Covid-19
Qeveria amerikan dhuroi 3 500 teste Covd-19 për Institutin e Shërbimit Publik. Testet u dorëzuan nga Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
Të sugjeruara
3 vite nga krijimi i KPK dhe KPA–Bilanci i vetingut deri tani
17 Qershor 2020, 18:02Përplasja në Këshillin Politik për KQZ-në: Çfarë formule propozon opozita?
17 Qershor 2020, 17:302 gardistë të Kryeministrisë të infektuar me Covid-19
16 Qershor 2020, 14:30
Që të mos humbet mundësia për një ligj të ri për partitë politike
4 Mars 2026, 00:18
