Fluturimet ajrore të konfirmuara më 19 qershor

exit.al 18 Qershor 2020, 19:05

Aeroporti "Nënë Tereza" ka publikuar listën e fluturimeve (vajtje-ardhje) të konfirmuara për datën 19 qershor.

Air Albania Tiranë – Luton (Riatdhesim)

Air Serbia Beograd – Tiranë

Austria Airlines Vjene – Tiranë

Aegean Athinë – Tiranë

Belavia Minsk – Tiranë

Aeroporti këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë me kompaninë ajore përpara fluturimit. Në avion dhe në mjediset e aeroportit kërkohet mbajtja e detyrueshme e maskave. Nga Shqipëria lejohen të fluturojnë vetëm personat me leje qendrimi ose pasaportë të një vendi të BE-së.