Liderët e Ballkanit takohen virtualisht në 29 korrik

exit.al 25 Korrik 2020, 19:45

Në 29 korrik, do të zhvillohet virtualisht Samiti i Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve. Pjesëmarrës në samit do të jenë kryeministri i Shqipërisë Rama, i Kosovës, Hoti, presidenti i Serbisë, Vuçiç, i Maqedonisë Veriore Pendarovski,  ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija nga Bosnje-Hercegovina. Tema kryesore e samitit do të jetë bashkëpunimi ekononik rajonal dhe mënyrat për të përmirësuar atë. Në njoftimin zyrtar të samitit shkruhet:

"Ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë Covid-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të.

Masat e dakorduara në Samit - të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal - do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar."

Shpërndaje te miqtë