Gara për kreun e ILDKP-së, Komisioni i Ligjeve kualifikon dy kandidatë

exit.al 21 Dhjetor 2020, 12:49

Evgjeni Bashari dhe Helena Papa janë kandidatet e vetme për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm këto dy emra në garën për këtë post.

Pas seancës dëgjimore, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji u tërhoq nga gara.

Aktualisht ky institucion drejtohet nga Shkëlqim Ganaj. ILDKPKI është institucioni që merret me deklrarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë.

Kryetari i tij përzgjidhet nga Kuvendi dhe ka mandat 7 vjeçar.

 

Shpërndaje te miqtë