Ambasada britanike: Shprehim keqardhje për miratimin e ndryshimeve në Kod Zgjedhor pa konsensus

exit.al 5 Tetor 2020, 17:57

Ambasada britanike shprehu keqardhjen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat u miratuan pa konsensus në Këshillin Politik. Në një postim në Facebook, ambasada u shpreh:

"Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i arritur përmes dialogut dhe negociatave. Shprehim keqardhje që ndryshimet e sotme janë bërë pa dakordësinë e Këshillit Politik dhe pa shteruar përpjekjet për të gjetur konsensus."

Më herët ambasada amerikane u shpreh se miratimi i tyre nuk është shkelje por kritikoi qeverinë për mosarritjen e konsensusit. Shpërndaje te miqtë