Dy viktima dhe 41 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 5 Tetor 2020, 18:40

Dy viktima me Covid-19 janë rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 632.

56 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 15 855 të infektuar.

Prej tyre 1 294 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 13 929  pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë