“Mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. tani nuk besoj se është momenti i duhur, që Kosova të vazhdojë kinse asgjë nuk ka ndodhur.”
Ajo theksoi se është e nevojshme që të gjithë institucionet e vendit të ulen në bisedime dhe të vlerësojnë situatën:“Duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson.”
Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes në detyrë në vend të Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së tij në 5 nëntor. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten pasi u njoftua që aktakuza për krime lufte kundër tij u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Marrja e detyrës nga Osmani bazohet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës për mungesën e përkohshme të presidentit:“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.”
Kushtetuta gjithashtu specifikon që pozita e Presidentit të Përkohshëm të Republikës së Kosovës “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”. Shpërndaje te miqtë
