Alpinistët e bllokuar në mal ndihmohen nga policia

exit.al 7 Shkurt 2021, 21:52

Asnjë prej alpinistëve të bllokuar në malin e Murganës në Gjirokastër nuk është në rrezik për jetën.

Njoftimin e ka bërë mbrëmjen e së dielës policia e Gjirokastrës.

Një grup aplinistësh janë bllokuar në mal teksa po ngjiteshin. Një prej tyre ka thyer këmbën dhe kjo ka bërë që ata të kërkojnë ndihmën e policisë për të mos u bllokuar në mal.

Policia po ndihmon alpinisët për të zbritur të sigurtë në fshatrat pranë malit.

Shpërndaje te miqtë