OSHEE njofton shkëputje të energjisë elektrike në 8 shkurt

exit.al 7 Shkurt 2021, 20:35

Disa prej njësive administrative të Tiranës nuk do të kenë furnizim me energji elektrike të hënën, 8 shkurt, për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se të hënën, nga ora 08:00 deri në 13:00, nuk do të ketë drita në zonën pranë Stacionit të Trenit, pas spitalit të Traumës, pranë ish-parkut të Autobusëve dhe në rrugën 'Don Bosko'.

Shpërndaje te miqtë