Aleanca për Teatrin akuzon ambasadorin e BE-së se po lobon në favor të kryebashkiakut Veliaj

exit.al 30 Qershor 2021, 12:26

Përfaqësuesja e Aleancës për Teatrin Kombëtar Adriana Kalaja ka akuzuar Ambasadorin e BE-së në Tiranë Luigji Soreca se po lobon në favor të kryebashkiakut Veliaj për çështjen e Teatrit Konbëtar në Gjykatën Kushtetuese. Në një deklaratë për shtyp, të mërkurën, Kalaja u shpreh se mos publikimi në media i takimit mes ambasadorit Soreca dhe kryetares së GjK, Vitore Tusha, njëkohësisht edhe anëtare e trupit gjykues të çështjes së Teatrit, vë në diskutim paanshmërinë e gjykatës, dhe të sistemit të drejtësisë:

“Për ne fakti që kjo është mbajtur e fshehtë dhe ai është largyar nga dera e pasme cënon njëanshmërin e Gjykatës Kushtetuese, dhe paanshmërinë e pushtetin”.

Kalaja e akuzoi ambasadorin Soreca se “ka ardhur për të lobuar në favor të kryetarit të bashkisë sepse mendon që në qendrimtarët e teatrit mund t’i kalojmë gjërat shumë lehtë”. Ajo u shpreh se ata nuk do të lejojnë që ambasadorët të “hyjnë e dalin nga institucionet e drjetësisë japin dhe urdhra e mesazhe të koduara dhe nuk ka asnjë reagim”. Aleanca i ka kërkuar SPAK të sekuetrojë kamerat e sigurisë së Gjykatës. Gjithashtu, ata kërkojnë edhe largimin e Tushës nga trupa gjykuese.