AKU urdhëron heqjen nga tregu të çokollatave Mars

exit.al 25 Shkurt 2016, 10:29

Agjensia Kombëtare e Ushqimit ka urdhëruar heqjen nga tregu të produktet Mars, Milky Way dhe Snickers.

Urdhëri i AKU-t vjen pasi, në Gjermani, në një nga këto produkte janë gjetur copëza plastike.

Prodhuesi i çokollatave, Mars. Inc, ka tërhequr nga tregu produktet me datë skadence 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017, në të gjithë europën.

 

Shpërndaje te miqtë