Armando Prenga bojkoton parlamentin, por nuk dorëzon mandatin

exit.al 24 Shkurt 2016, 22:46

Deputeti Armando Prenga vendosi të mos shkoj më në Parlament, por ai do të mbajë mandatin e deputetit.

Zoti Prenga tha se do të tërhiqet nga parlamenti deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë, përpara pak ditësh, dha masën e dënimit “ detyrim me paraqitje”, për deputetin. Ai u arrestua, në muajin shtator të vitit 2015, për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.