Aksident me makinë në Lezhë, një i plagosur

exit.al 28 Nëntor 2020, 20:03

Të paktën tre makina janë aksidentuar pasi J.SH., punonjës i prokurorisë në Lezhë, përplasi makinën në një shtyllë eletrike, në rrugën Ishull-Lezhë, duke e rrëzuar atë.

Pas përplasjes me shtyllën, makina e J.SH.-së është përplasur dhe me dy makina të tjera.

Deri tani policia ka raportuar se një person është plagosur nga aksidenti dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.

Ndërkohë qarkullimi në zonën e aksidentit është ndaluar dhe gjithë zona e Ishull Lezhës ka mbetur pa energji elektrike.

Shpërndaje te miqtë