Infektohet me Covid kapiteni i kombëtares së futbollit

exit.al 28 Nëntor 2020, 19:27

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit është infektuar me koronavirus.

Njoftimin e ka bërë ekipi Italian i futbollit ku Berisha luan, S.P.A.L..

Prej disa ditësh, pas lindjes së dyshimeve për infektim, Berisha ka qenë i karantinuar në shtëpinë e tij në Ferrara. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme.

Shpërndaje te miqtë