Hoti bën homazhe në Prishtinë me rastin e 28 Nëntorit

exit.al 28 Nëntor 2020, 18:55

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti bëri homazhe në Prishtinë para shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe në Prekaz, te Kompleksi Memorial i familjes Jashari, rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Përpara memorialit të familjes Jashari, Hoti u shpreh se 28 nëntori është festë për çdo shqiptar:

"Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare."

“Jemi në vendin më të shenjtë te familja Jashari dhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, që me sakrificën e familjes së tij, besoj se renditet në listën e ngjarjeve me të rëndësishme historike të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, u shpreh Hoti. Edhe në Shqipëri, liderët e vendit bënë homazhe në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Shpërndaje te miqtë