Aksident automobilistik në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

exit.al 5 Dhjetor 2020, 15:55

Një 27 vjeçar, me iniciale O.S ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor të shtunë, në Fier. Ai ndodhet në spital.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur në "Rrethrrotullimin e Patosit", pasi personi ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.