Presidenti Nishani kthen ligjin për kamerat e sigurisë në parlament

exit.al 4 Prill 2016, 12:53

Sot, Presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim në parlament, ligjin për masat shtesë të sigurisë publike, njohur si ligji që detyronte çdo biznes të pajisej me kamera sigurie.

Presidenti nuk e ka dekretuar ligjin me argumentin se nuk sigurohet respektimi dhe mbrojtja e të dhënave personale e jetës private të qytetarëve, si dhe i jepet policisë një pushtet të pakufizuar.

Ky ligj, miratuar nga Kuvendi më 10 mars, u kundërshtua dhe nga bizneset e Komisionieri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të  Dhënave Përsonale.

Të dy palët i kanë dërguar, disa ditë më parë, letër Presidentit, ku i kërkonin mosdekretim të ligjit, pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk mbron privatësinë e qytetarëve.

Shpërndaje te miqtë