Hiqet ekskluziviteti i aeroportit të Rinasit, hapet së shpejti ai i Kukësit

exit.al 1 Prill 2016, 15:08

Ministri i Transportit Haxhinasto deklaroi, sot, se së shpejti do të hapet aeroporti i Kukësit, pasi u arrit marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit të aeroportit të Rinasit me kompaninë konçesionare.

Marrëveshja u arrit pas disa muajsh bisedimesh. Në këmbim të heqjes së  ekskluzivitetit, kompanisë konçesionare TIA iu zgjat kontrata me dy vjet.

Sipas ministrit Haxhinasto, hapje e aeroportit të Kukësit do të ndikojë në uljen e çmimeve të biletave të fluturimit.

Shpërndaje te miqtë