7 të vrarë dhe 27 të plagosur në një tjetër sulm terrorist në Turqi

exit.al 31 Mars 2016, 21:29

Shtatë policë u vranë dhe 27 persona u plagosën nga një sulm terrorist pranë një stacioni autobuzi në juglindje të Turqisë.

Bomba shpërtheu në momentin që një makinë policie i ishte drejtuar një qytet pranë kufirit Sirian.

Shpërthimi dëmtoi disa makina, stacionin e autobuzit dhe disa godina në rrethina. 14 civilë dhe 13 policë u plagosën, një ndër to është në gjednje kritike për jetën.

 

 

Shpërndaje te miqtë