Komisioneri Hahn: Reforma në drejtësi kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian

exit.al 30 Mars 2016, 13:22

Johannes Hahn, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, kërkoi arritjen e dakordësisë për reformën në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave mes Shqipërisë e BE-së. Pas takimit me kryeministrin Rama, Zoti Hahn deklaroi:

“Për çeljen e negociatave është e rëndësishme të ketë një vendim para se të nisë zbatimi i reformës në drejtësi. Që ne të bëjmë vlerësimin e parë duhet një vendim përpara pranverës.”

Ai ftoi të gjithë palët të ulen në tryezën e diskutimeve dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët. Komisioneri Hahn theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor funksional, pasi ai do të ishte një faktor i rëndësishëm dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj.

Zoti Hahn foli dhe për rëndësinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit dhe realizimin e reformës zgjedhore. “Këto procese mund të përforcojnë besimin e qytetarëve tek shteti,” u shpreh komisioneri.

 

Shpërndaje te miqtë