Deputeti Gent Strazimiri dorëzon armën në polici

exit.al 30 Mars 2016, 10:20

Deputeti demokrat Gent Strazimiri dorëzoi, sot, armën në polici. Këtë fakt e bëri të ditur ministri i Brendshëm Tahiri gjatë një takimi me strukturat e policisë.

Ai tha gjithshtu, se i ka dërguar një letër Kuvendit, ku i kërkon të gjithë deputetëve të dorëzojnë armët, pasi ligji për mbajtjen e tyre është shfuqizuar.

Rasti i deputetit Strazimiri u bë publik pasi gjatë protestës së opozitës kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit u fotografua me pistoletë në brez.

Shpërndaje te miqtë