Presidenti Nishani dekreton ministrat e Financave dhe Ekonomisë

exit.al 22 Shkurt 2016, 12:36

Presidenti Nishani dekretoi sot emërimin e Zotit Arben Ahmetaj si ministër Financash dhe Zonjën Milva Ekonomi si ministre të Ekonomisë.

Dekretet u publikuan në faqen zyrtare të Presidencës.

Shkarkimi i ministrit të Financave Cani dhe ministrit të Ekonomisë Ahmetaj u bë në 16 shkurt. Kryeministri Rama, po atë ditë, emëroi Zotin Ahmetaj si ministër të Financave dhe Zonjën Ekonomi si ministre të Ekonomisë.