Armando Prenga rikthehet në Parlament

exit.al 22 Shkurt 2016, 12:04

Deputeti i PS Armando Prenga, i akuzuar pak kohë më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje serioze për jetën”, i rikthehet aktivitetit parlamentar.

Sot, ai ka qënë i pranishëm në parlament dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Zoti Prenga, në shtator të vitit 2015, u konfliktua me anëtarë të familjes Capaj për pronësinë e Lagunës së Patokut. Gjatë konfliktit u plagosën shtatë persona.

Anëtarët e familjes Capaj vazhdojnë të qëndrojnë në burg.