7 viktima dhe 296 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 21 Janar 2021, 15:10

296 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 1.569 personave të testuar.

Në 24 orët e fundit, 7 pacientë me Covid ka humbur jetën. Ndërsa 202 pacientë janë shëruar.

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 57.028 të infektuar me Covid-19. Prej tyre, 1.433 persona kanë humbur jetën, 50.184 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Ditët e fundit qeveria e Kosovës lehtësoi disa prej masave kufizuese, teksa në vend ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shpërndaje te miqtë