Ish drejtuesi serb Sesejl shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Hagës

exit.al 31 Mars 2016, 14:11

Gjykata e Kombeve të Bashkuara të Hagës shpalli, sot, të pafajshëm ish drejtuesin nacionalist serb Vojislav Seselj, akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për rolin e tij në luftën e ndarjes së Republikës Jugosllave.

Mbi Vojislav Seselj rëndonin nëntë akuza dhe prokurorët kishin kërkuar për të dënimin me 28 vjet burg.

Shpallja e pafajsisë së Seselj vjen një javë pas dënimit të liderit serbo boshnjak Karaxhiç me 40 vjet burg për gjenocid dhe masakrën e Srebrenicën.

Shpërndaje te miqtë