7 persona arrestohen për 400 kilogramë kokainë në Kosovë

exit.al 17 Maj 2021, 20:35

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar 7 kosovarë dhe ka vënë nën hetim dy pronarët e kompanisë McFood për 400 kilogramë kokainë të kapur në Lipcjan të Kosovës.

"Deri tani janë arrestuar 7 persona nga Kosova, janë konfiskuar 400 kg kokainë, 1 armë dhe lloje të ndryshme të veturave që gjendeshin në depo", u shprhe Samedin Mehmeti, drejtori i Policisë së Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, policia e Kosovës, prokurori shiptar i çështjes Vladimir Mara dhe drejtuesi i SPAK Arben Kraja shprehën gadishmërinë për luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Prokurori Mara u shpreh se në hetim u përdorën “metode speciale”. Drejtuesi i SPAK, Kraja u shpreh se “grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë”.

Ndërsa prokurori kosovar

Droga ishte fshehur në ngarkesën e pulave të ngrira të porositura në Brazil nga kompania Mcfood, me seli në Kavajë dhe Kosovë.

Vlera e drogës shkon në rreth 20 milion euro. Shoferi i kamionit ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to.