KAS shqyrton nesër provat për Gjirokastrën

exit.al 17 Maj 2021, 16:20

Komisioni i Ankimimeve në KQZ do të mblidhet ditën e mërkurë, në orën 10:00, për administrimin e provave për qarkun e Beratit.

Shtyrja u bë për shkak se në një prej kutive të votimit nuk u gjend procesverbali i pajisjes elektronike. Si pasojë, Kryetari i KAS vendosi hapjen e kutisë së votimit të mërkurën, për të parë administrimin e procesverbalit.

Nesër, të martën, KAS do të shqyrtojë provat e dorëzuara nga partitë për Gjirokastrën.