Ligji i ri i pronave hyn sot në fuqi

exit.al 9 Shkurt 2016, 12:57

Ligji i ri i pronave hyn sot në fuqi, pasi u botua në Fletoren Zyrtare, edhe pse Presidenti kishte kërkuar rishikimin e tij.

Me ligjin e ri, shuma për kompensimin e pronarëve arrin në 200 miliardë euro, që do të shpërndahen në 10 vitet e ardhshme.

Ky ligj është kundërshtuar nga Presidenti Nishani dhe opozita, me argumentin se cënon parimet bazë të barazisë përpara ligjit dhe bie në kundërshtim me standartin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.

Përveç Presidentit, dhe Partia Republikane e ka dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.