OSHEE dhe (mos)siguria e punonjësve në terren

exit.al 9 Shkurt 2016, 11:59

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpenzon qindra mijëra euro në trajnime të ndryshme për punonjësit e saj. Pak ditë më parë, OSHEE-ja kontraktoi një kompani private, e cila në këmbim të trajnimeve për sigurinë e punonjësve në terren dhe përdorimin e mjeteve të sigurisë në punë, do të paguhet me 480 mijë euro.

Po ndërsa harxhon para për trajnime sigurie,OSHEE duket se nuk harxhon asgje për kushtet e sigurisë në punë dhe mjete të sigurta pune. Punonjësit e OSHEE-së punojnë pa veshje profesionale dhe pa paisjet e sigurisë së nevojshme. Shihni fotografinë më poshtë bërë para pak ditësh ku një punonjës punon në shtyllë pa asnjë pajisje sigurie. Mungesa e tyre jo vetëm që vë në rrezik të drejtëpërdrejtë jetën e punonjësve, por mund të shkaktojë aksidente më të mëdha me pasoja jetën e njerëzve të zonës ku punohet.

 

[caption id="attachment_6837" align="aligncenter" width="1200"]IMG-20160209-WA0000 Punonjës i OSHEE-së duke riparuar një linjë elektrike, para tre ditësh në zonën e Brrylit.[/caption]