612 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

exit.al 12 Nëntor 2020, 17:38

Policia ka gjobitur 612 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 15 mijë euro.

Gjithashtu, policia ndëshkoi 20 pronarë lokalesh me 9 mijë euro,  pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.

Ata kishin lejuar muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Gjithashtu u gjobitën 7 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete

Shpërndaje te miqtë