6200 hektarë të përmbytur dhe 37 familje të evakuura në Lezhë

exit.al 12 Janar 2021, 09:47

6200 hektarë tokë është përmbytur në Lezhë nga shirat e ditëve të fundit.

Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Lezhës bën të ditur gjendjen e përgjithshme të qytetit.

"Kemi të përmbytura rreth 2600 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:

-në bashkinë Lezhë 2500 ha tokë bujqësore.

-në bashkinë Kurbini 100 ha takë bujqësore"

Bashkia bën me dije se janë evakuuar 37 familje, ndërkohë që gjendja në qytet mbetet e qendrueshme.

Ajo pohon se shtabet e emergjencave janë në gadishmëri.

Shpërndaje te miqtë