5 Maji, Basha nderon dëshmorët

exit.al 5 Maj 2020, 15:58

Kjo ditë më shumë se kurrë na fton të reflektojmë mbi vlerat e vërteta që e bëjnë një shoqëri të lirë e të begatë, se sa të shenjta e të kushtueshme janë ato, se pa liri dhe dinjitet asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe gjithçka është e rrezikuar.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në Facebook.

Në ditën e dëshmorëve, Basha ishte i pranishëm në varrezat e dëshmorëve dhe nderoi ata " që dhanë jetën duke luftuar për liri kombëtare dhe dinjitet njerëzor, për çlirim nga zgjedha e pushtuesve, dhe për demokraci e drejtësi."