“Nga KLSH nuk ka një raport mbi tenderat sekrete në kohen e karantinës, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendëse miliona euro të qeverisë, ndërkohë shqiptarët po vuajnë pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.
Qeveria ka vendosur që paratë e shqiptarëve t’i shpërdorojë duke u fshehur pas “tenderave sekrete” .
E përballë këtij hermetizmi për transparencë për publikun, edhe drejtësia është futur në karantinë dhe po hesht duke e lënë të lirë rrugën e abuzimeve të qeverisë me fondet publike.”
Duke iu referuar raporteve të mëparshme të KLSH-së, Dhurata Çupi tha se qeveria Rama ka vjedhur dhe shpërdoruar 6 miliardë euro në 7 vjet, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në botë. Tenderat më të sulmuar nga opozita javët e fundit janë ato të mjeteve mbrojtëse për mjekët, për respiratorët e spitaleve Covid dhe për ushqimet për familjet në nevojë, bërë nga Ministria e Mbrojtjes. Të gjithë këto tendera janë klasifikuar si ‘sekret’ dhe PD pretendon se janë tendera abuzivë dhe korruptivë. SPAK ka nisur hetimet për dy prej tenderave denoncuar nga opozita.
